Politike

"Ervin Salianji është bashkërrugëtari im!" Vendimi i Apelit/ Grida Duma: E di si e ka krijuar figurën e tij politike

Ajo tha po ashtu se Salianji është një zë denoncues, i cili ka krijuar figurën, denoncimin, identitetin dhe rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo.

27 Shtator 2024, 11:26 Nga M.B
"Ervin Salianji është bashkërrugëtari im!" Vendimi
Ervin Salianji dhe Grida Duma

TIRANA- Moderatorja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar mbrëmjen e shkuar në nisje të emisionit të saj për vendimin e Gjykatës së Apelit për të dënuar me një vit burg deputetin Ervin Salianji. Duma tha se Salianji është bashkërrugëtari i saj, teksa theksoi se ajo e di se si ai e ka krijuar figurën e tij politike.

Ish-deputetja shtoi se Salianji është protagonisti i shumë viteve betejë të sistemit të drejtësisë që opozita e quan të politizuar. Ajo tha po ashtu se Salianji është një zë denoncues, i cili ka krijuar figurën, denoncimin, identitetin dhe rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo.

“Ervin Salianji është protagonisti i shumë viteve betejë të sistemit të drejtësisë, që opozita e quan të politizuar, ndërsa maxhoranca të pavarur. Por beteja politike, ne e kemi thënë, zhvillohet në dyert e drejtësisë. E kemi thënë që kjo fushatë zgjedhore do të përcaktohet nga fushata e ndëshkimeve apo e drejtësisë të pavarur ose të varur.

Ervin Salianji është protagonisti 5 viteve, është një proces që ka zgjatur 50 seanca. Ervin Salianji është gjithashtu bashkërrugëtari im. Si bashkërrugëtarin tim, e di se si ka zgjedhur ta krijojë dhe identitetin dhe profilin e tij politik.

Një zë denoncues, i cili ka krijuar figurën, denoncimin, identitetin dhe rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo, dhe si do ta përballë këtë situatë. Por identitet i krijuar përmes denoncimeve, edhe atëherë kur PD në shumë raste ka patur dyshime a duhen kryer këto denoncime”, tha Duma.

ervin salianji dhe grida duma

Sondazh

Poll