Politike

FOTO/ Rama dhe bashkëshortja e tij takim me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden

Rama bërë me dije lajmin duke postuar një foto në rrjetet sociale dhe duke shkruar “Photo of the Day”.

27 Shtator 2024, 08:02 Nga M.B
FOTO/ Rama dhe bashkëshortja e tij takim me Presidentin e SHBA-ve, Joe
Çifti Rama dhe çifti Biden

SHBA- Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama janë takuar me presidentin e SHBA-ve, Joe Bidan dhe bashkëshorten e tij, Jill Biden. Rama bërë me dije lajmin duke postuar një foto në rrjetet sociale dhe duke shkruar “Photo of the Day”.

Rama ndodhet prej ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë dhe mbajti fjalim në takimin vjetor të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara "Samiti për të Ardhmen", me temë “Dialogu për të ardhmen digjitale”. Gjithashtu ai mori pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, Rama zhvilloi bashkëbisedim me përfaqësuesit e shoqatave të shqiptarëve në amerikë.

shba

Sondazh

Poll