Politike

"Vendimi ndaj Salianjit, akt tjetër agresioni ndaj opozitës!" Noka pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së: Do të jemi në të gjitha akset e Shqipërisë!

Noka tha se Partia Demokratike ka vendosur të vijojë aksionin e saj duke mos qëndruar duarkryq.

26 Shtator 2024, 22:51 Nga M.B
"Vendimi ndaj Salianjit, akt tjetër agresioni ndaj
Flamur Noka

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së se vendimi i sotëm i Apelit ndaj Salianjit është jë akt tjetër agresioni ndaj opozitës. Noka tha se Partia Demokratike ka vendosur të vijojë aksionin e saj duke mos qëndruar duarkryq. Noka tha se në datën 6 demokratët do të jenë në terren në të gjitha akset e Shqipërisë

“Ky ishte një akt tjetër agresioni ndaj opozitës, pas vendimit për të burgosur politikisht liderin e opozitës, pas vendimit për të hetuar kreun e Partisë së Lirisë. PD ka vendosur të përvijojë aksionin e saj, data 6 do jetë dita e parë e aksionit opozitar të vjeshtës. Nuk mund të rrimë duarkryq...

Nuk bëhet fjalë për thjesht protestë kombëtare. Përshkallëzim, e përsëris. Radikalizim. Nuk do të thotë të mblidhemi në bulevard, por do të thotë të jemi në terren në të gjitha akset e Shqipërisë, bllokimi i nyjeve kryesore do t’i propozohet Këshillit Kombëtar”, tha Noka.

flamur noka

Sondazh

Poll