Politike

‘Kërkohet t’u mbyllet goja gazetarëve’, sekretari i FNSI: Paketa anti-shpifje rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE

18 Dhjetor 2019, 06:19 Nga DOSJA
‘Kërkohet t’u mbyllet goja gazetarëve’, sekretari i

TIRANË- Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Kombëtare Media Italiane, Raffaele Lorusso, është shprehur kundër paketës anti-shpifje të propozuar nga qeveria. Në një intervistë të dhënë për “Tempora”, Lurosso është shprehur se paketa ka si qëllim të mbyll gojën mediave e të ndalojë investigimet.

Sipas tij ligji kërkon që gazetarët të heshtin dhe kjo gjë bie në kundërshtim me deklaratën universale të të drejtave të njeriut, pasi qytetarët nuk do jenë më të informuar.

Ne e bëjmë tonin apelin e kolegëve tanë shqiptarë pasi mendojmë se ky propozim ligjor që ka si qëllim t’i mbyll gojën medias e që i ndalon gazetarët të bëjnë punën e tyre, e kryesisht që i ndalon të bëjnë investigime, të bëjnë pyetje jo komode. Mendojmë se me pretekstin e fake neës, pra për ta luftuar fake neës, i lihet dorë e lirë këtij autoriteti publik, që në të vërtetë është emëruar nga qeveria, për të mbyllur portalet online e për t’i detyruar të heshtin. Qëllimi është pikërisht ky, të detyrojnë të heshtin të gjithë gazetarët që nuk janë të linjëzuar e të gjithë mediat që nuk janë të linjëzuara me ta (me qeverinë). Është një normativë e papranueshme, është një normë që bie kundër me deklaratën universale të të drejtave të njeriut, kundër me të drejtën e të gjithë qytetarëve për të qenë të informuar, Për këtë qëllim Federata Kombëtare e Medias Italiane së bashku me Konfederatën Internacionale të gazetarëve, i kërkon institucioneve europiane, këshillit europian ku bën pjesë dhe Shqipëria, por dhe OSBE, që deri në këtë moment ka heshtur të ndërhyjnë, ashtu siç duhet të ndërhyj dhe vetë Bashkimi Europian, duhet të ndërhyjnë dhe qeveritë e vendeve të BE, pasi Shqipëria është një vend që aspiron të hyj në Bashkimin Europian e negociatat për pranimin e saj nuk duhet të jenë vetëm të fushës ekonomike, financiare, o raporte tregtare. Nuk mund të mendohet se mund të hyjë në Europë kush mohon lirinë e shprehjes e lirinë e medias”, deklaroi Luroso gjatë intervistës për “Tempora”.

Po ashtu për Sekretarin e FNSI, nëse drafti miratohet në Kuvend vihet në rrezik integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Këshilla jonë për ta është që të mos dorëzohen e të vazhdojnë të denoncojnë këto raste e këto episode. Ne mendojmë se Bashkimi Europian nuk mund të kthej kokën nga ana tjetër (pra të bëj sikur nuk po ndodh asgjë)  dhe për shumë kohë. Absolutisht po pasi në momentin kur një autoritet publik ka fuqinë të mbyll një media informative qoftë ky dhe një portal online, kjo paraqet një mbyllje goje të medias”, shtoi ai më tej.

Pak ditë më parë Komisioni i Ligjeve, miratoi në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët janë tërhiqur dhe nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës. Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike federata kombëtare italiane e shtypit paketa anti shpifje raffaele lorusso rama kunder mediave federata kombëtare italiane e shtypit paketa anti shpifje raffaele lorusso rama kunder mediave

Sondazh

Poll

Politike 17 Dhjetor 2019, 19:34

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Teksa ishin nisur së bashku Për të shkuar në shtëpinë e re të efek...