Politike

"Autokracia po kthehet në diktaturë!", Shehu: Sot Salianji, nesër radha ecën! Mund të jetë e gjatë

Në reagimin e tij Shehu u shpreh se pas  burgosjes politike të Berishës, revanshi vazhdon ndërsa shtoi se kjo do të vijojë derisa njerëzit të vendosin, sipas tij, të përballen me regjimin.

26 Shtator 2024, 15:57 Nga N.F
"Autokracia po kthehet në diktaturë!", Shehu: Sot Salianji,
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pasi Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg të ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji nën akuzën e kallëzimit të rremë. Në reagimin e tij Shehu u shpreh se pas  burgosjes politike të Berishës, revanshi vazhdon ndërsa shtoi se kjo do të vijojë derisa njerëzit të vendosin, sipas tij, të përballen me regjimin.


“Ky regjim po kthen vitin 1946! Autokracia po kthehet ne diktature! Burgosja e izolimi i deputeteve, deshmi e kesaj!

Mbas burgosjes politike te Berishes revanshi vazhdon. Sot Salianji…. Neser radha ecen, mund te jete e gjate. Askush tashme nuk eshte i perjashtuar, kudo ne Shqiperi. Deri kur keshtu?! Deri sa njerezit te vendosin te perballen me rregjimin!”, shkruan Tritan Shehu.

tritan shehu denimi i ervin salianjit

Sondazh

Poll