Politike

Pas dënimit me 1 vit burg, Salianjit mund t'i hiqet mandati i deputetit, ja emri që e pason në Kuvend

Avokati i tij, Redi Ramaj u shpreh se duhet kuptuar fillimisht nëse është vendim i formës së prerë. Nëse është i tillë Salianjit i hiqet mandati. 

26 Shtator 2024, 14:35 Nga r.ll
Pas dënimit me 1 vit burg, Salianjit mund t'i hiqet mandati i
andrea mano, ervin salianji

TIRANË- Gjykata e Apelit ka vendosur ditën e sotme lënien në fuqi me 1 vit burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji, lidhur me dosjen "Babale". 

Dënimi nga gjykata e shkallës së parë, mund t'i heqë Salianjit mandatin e deputetit. Avokati i tij, Redi Ramaj u shpreh se duhet kuptuar fillimisht nëse është vendim i formës së prerë. Nëse është i tillë Salianjit i hiqet mandati. 

Ndërkohë emri që e pason në Kuvend, është demokrati Andrea Mano. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e drejtuesit të PD në qytetin e Korçës. 

ervin salianji andrea mano

Sondazh

Poll