Politike

Dënimi i Salianjit/ Dhurata Çupi: Vendim i dhënë nga qeveria

Çupi ka deklaruar se dënimi i Salianjit nuk është dhënë nga drejtësia por nga qeveria që kontrollon çdo segment të saj.

26 Shtator 2024, 14:30 Nga I.A
Dënimi i Salianjit/ Dhurata Çupi: Vendim i dhënë nga
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji. Salianji u dënua me 1 vit burg nga Apeli për kallëzim të rrëmë, në lidhje me dosjen 'Babale'. Çupi ka deklaruar se dënimi i Salianjit nuk është dhënë nga drejtësia por nga qeveria që kontrollon çdo segment të saj. 

Postimi i Plotë:

Sot është një ditë e keqe. Dënimi i deputetit Ervin Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, nuk është një vendim i dhënë nga drejtësia, por nga qeveria që kontrollon segmente të rëndësishme në çdo institucion të drejtësisë! Hakmarrja politike për luftën e Ervin Salianjit kundër krimit të organizuar të lidhur me qeverinë është një këmbanë tjetër alarmi pas arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha! Sot është dita që këtë dënim ta konsiderojmë si heqje e lirisë për secilin prej nesh! Na duhet të reagojmë, sepse nesër do të jetë vonë!

dhurata Çupi ervin salianji

Sondazh

Poll