26 Shtator 2024, 15:36
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike (PD) në opozitë, Ervin Salianji, është dënuar me një vit burgim, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, për akuzën “kallëzim i rremë”. Avokati i deputetit pretendoi se vendimi u mor mbi “prova të fabrikuara”. Ndërkaq, deputeti Ervin Salianji, gjatë një prononcimi për gazetarë e cilësoi vendimin si politik.
"Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike. Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore”, tha ai.
Me vendimin e Gjykatës së Apelit, Salianji automatikisht humb mandatin e deputetit. Kjo parashihet në Ligjin e dekriminalizimit, sipas të cilit, një funksionar shtetëror që dënohet me vendim të formës së prerë e humbet menjëherë mandatin apo funksionin që ushtron.
Në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit morën pjesë edhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. PD-ja njoftoi se do të zhvillojë një mbledhje urgjente të grupit parlamentar.
Çështja ndaj deputetit demokrat, njihet edhe si çështja "Babale" dhe lidhet me një audio-përgjim të publikuar në maj të vitit 2018 nga Partia Demokratike, në të cilin pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafaj, bisedonte një person tjetër me të cilin pajtohej për trafikim të drogës. Audio-përgjimi u cilësua nga Prokuroria si i sajuar. Ndërsa gjykata e shkallës së parë e dënoi deputetin me një vit burgim./ REL
ervin salianji
Politike
26 Shtator 2024, 15:25
N.F
Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me vendimit të deputetit Ervin Salianji. Në...
Politike
26 Shtator 2024, 15:14
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se me vendimin e dënimit të depute...
Politike
26 Shtator 2024, 14:30
I.A
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin...
Politike
26 Shtator 2024, 14:51
r.ll
ervin saliani, belind kellici
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Ape...
Politike
26 Shtator 2024, 14:35
r.ll
andrea mano, ervin salianji
TIRANË- Gjykata e Apelit ka vendosur ditën e sotme lënien në fuqi me 1 vit burg për deputetin demokra...
Politike
26 Shtator 2024, 14:27
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Vendimi për të dënuar deputetin Ervin Salianjin nga Gjykata e Apelit është pritur me tensione. Pas ven...
Politike
26 Shtator 2024, 14:24
r.ll
redi ramaj
TIRANË- Avokati i deputetit demokrat Ervin Salianjit, Redi Ramaj ka folur për gazetarët lidhur me hapat ligjorë që do t...
Politike
26 Shtator 2024, 14:12
r.ll
kreshnik collaku
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku e ka cilësuar si persekutim politik dënimin e kolegut...
Politike
26 Shtator 2024, 14:09
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e sotme vendimin për dënimin me 1 vit burg për d...
Politike
26 Shtator 2024, 14:09
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë për mediat ka komentuar vend...