Politike

"Pranga në duart e Opozitës," Gjekmarkaj: Një ditë e zezë për drejtësinë dhe për demokracinë! Ta ndalim revanshin e neodikaturës

Ai u shpreh se ky dënim vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit.

26 Shtator 2024, 15:25 Nga N.F
"Pranga në duart e Opozitës," Gjekmarkaj: Një ditë
Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me vendimit të deputetit Ervin Salianji. Në reagim Gjekmarkaj shprehet se sot dënimi i deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot.

Ai u shpreh se ky dënim vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit. Më tej shtoi se kjo është një ditë e zezë për drejtësinë dhe për demokracinë. Gjekmarkaj në reagimin e tij u shpreh se demokratët dhe qytetarët e këtij vendi duhet ta ndalin zhbërjen, ndalimin, asgjësimin e Opozitës.

Reagimi i Gjekmarkajt:

Pranga në duart e Opozitës! Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit. Kjo është një ditë e zezë për drejtësinë dhe për demokracinë!


PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd. Demokratët dhe qytetarët e këtij vendi duhet ta ndalin zhbërjen, ndalimin, asgjësimin e Opozitës! Pas politikanëve të Opozitës prangat tunden për ta. Duhet të bashkohemi fuqishëm, të ngrihemi fuqishëm, ti shtrijmë dorën njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikaturës!

gjekmarkaj denimi i ervin salianjit

Sondazh

Poll