Politike

Vendimi i Apelit për Salianjin/ Këlliçi: Vetëm në Shqipëri dënohet deputeti që denoncon vëllain trafikant të ministrit

Këlliçi tha më tej se teksa deputeti i opozitës dënohet se denoncon vjedhjen dhe trafikun, "pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës shitet si model suksesi".

26 Shtator 2024, 14:51 Nga r.ll
Vendimi i Apelit për Salianjin/ Këlliçi: Vetëm në
ervin saliani, belind kellici

TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Apelit për dënimin me 1 burg të deputeti Ervin Salianji.

Sipas Këlliçit, të dënosh me burg një deputet të opozitës përse denoncon vëllain trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, ndodh vetëm në Shqipëri. Këlliçi tha më tej se teksa deputeti i opozitës dënohet se denoncon vjedhjen dhe trafikun, "pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës shitet si model suksesi".

POSTIMI I KËLLIÇIT: 

Që të ashtuquajturat ‘Organe të Reja të Drejtësisë’ janë një vegël në duart e regjimit, këtë nuk ka shqiptar që nuk e di tashmë! Mjafton vjedhja me inceneratorët, 5D, portin e Durrësit dhe konçensionet në shëndetësi, për ta vërtetuar lehtësisht këtë fakt!

Të dënosh me burg një deputet të opozitës përse denoncon vëllain trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, kjo vetëm në Shqipëri ndodh!!!

Ndërkohë që Ervin Salianji sot u dënua me burg nga gjykatat politike të Ramës, Armando Lilo i Fatmirit dhe Erionit, ai i 7 kateve pa leje, vijon grabitjen e miliona eurove me pronat e falura dhe falsifikuara nga vetë dyshja Xhafa - Veliaj!

Një deputet i opozitës sot dënohet përse denoncon vjedhjen e trafikun, ndërsa hajduti i kapur në flagrancë me Grupin e Strukturuar Kriminal 5D, pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, na shitet si model suksesi e vijon të vjedhë Tiranën ditën për diell! Ky standard është i padëgjuar në asnjë vend të botës.

belind kellici ervin salianji

Sondazh

Poll