Politike

“Mos hapni gojën se do përfundoni në qeli”, Edi Paloka për dënimin e Salianjit: Vendimi ishte një mesazh për të gjithë ne, jemi në diktaturë!

Në reagimin e tij Paloka u shpreh se vendimi i sotëm është nje mesazh për të gjithë deputetët demokratë, që mos hapin gojën se do përfundojnë në qeli.

26 Shtator 2024, 15:42 Nga N.F
“Mos hapni gojën se do përfundoni në qeli”, Edi
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje vendimin e Apelit ku vendosi dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit. Në reagimin e tij Paloka u shpreh se vendimi i sotëm është nje mesazh për të gjithë deputetët demokratë, që mos hapin gojën se do përfundojnë në qeli.

Për News24, Paloka u shpreh se tashmë zyrtarisht jemi në diktaturë, ndërsa u shpreh se duhet të ketë një reagim popullor. Ai theksoi se ka pasur dyshime se ky vendim është marrë prej kohësh.


“Është një konfirmim i asaj që unë dhe të tjerë e kemi konfirmuar që nuk jemi duke shkuar në diktaturë, por jemi në diktature. Unë kam pasur dyshime se vendimi është marrë prej kohësh. Më shumë sesa vendimi, sot është dhënë një mesazh. Mesazhi i Ramës është, se unë ju kam në dorë, pavarësisht se Xhafa ka lëvizur gurët; ‘Ju kam në dorë, kontrolloj drejtësinë, mos hapni gojën se do përfundoni në qelitë e burgut’. Ky është mesazh për të gjithë ne”, tha Paloka.

edi paloka denimi i ervin salianjit

Sondazh

Poll