Aktualitet

17 Dhjetor 2019, 12:40 Nga DOSJA

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dëgjuar sot tre kanditatët për kreun e gjykatës së posaçme, SPAK. Intervistat kanë nisur që në orën 09:30, ku 3 prokurorët kanë treguar vizionin e tyre.

Dumani, Kraja dhe Kondili janë shprehur para KLP-së se ata duhet të jenë në krye të SPAK. Dumani është shprehur se SPAK do të përmbushi pritshmëritë e të gjithëve, falë luftës kundër krimit të organizuar dher korrupsionit që do të bëjnë prokurorët. 

Ndëkohë Kraja ka marrë fjalën pas Altin Dumanit dhe u shpreh se suksesi i tij si drejtues do të bazohet tek eksperienca menaxheriale, dhe se do të fokusohet tek mbrojtja e prokurorëve. Në fund ka folur dhe Kondili dhe është shprehur se ka një eksperiencë 15-vjeçare si prokuror, dhe në të gjithë eksperiencën e tij ka patur rastin të prek çdo aspekt të hetimit të një çështje.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbyllur seancën dhe nesër do të shpall fituesin. Pas shpalljes së fituesit do të nis dhe puna për SPAK, pas betimit të anëtarëve dhe kryetarit para Presidentit. 

TRE KANDIDATËT

Arben Kraja: Arben Kraja kaloi me sukses Vettingun në dhjetor të 2018. Ai rezultoi pa probleme në kriteret e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Kraja njihet nga të gjithë si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Edvin Kondili: Kondili kaloi me sukses këtë vit procesin e Vettingut. Një nga dosjet më të rëndësishme që ka në dorë së fundmi Kondili, është ajo për 613 kilogramë kokainë që u kapën në Maminas, çështje që është i përfshirë Arbër Çekaj.

Altin Dumani: Prokurori Altin Dumani, është renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të qenë pjesë e SPAK, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi trupa e Vetingut konstatoi se ai kishte burime të ligjshme për dy apartamente dhe një zyrë në Tiranë. Dumani ka hetuar disa çështje të rëndësioshme.

Më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 11 vota pro ka emëruar 8 prokurorët e parë që do të nisin punën në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), që njihet dhe si institucioni që do të hetojë “peshqit e mëdhenj”. Prokurorët do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Ata priten të betohen para presidentit të vendit, Ilir Metës për detyrën e re më 19 dhjetor dhe kjo do jetë dhe dita e “përveshjes së mëngëve”. Prokurorët e SPAK janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonai, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin dumani arben kraja edvin kodilli gara për kreun e spak keshilli i larte i prokurorise altin dumani arben kraja edvin kodilli gara për kreun e spak keshilli i larte i prokurorise

Sondazh

Poll