Aktualitet

Një familje në Tiranë në udhëkryq pas tërmetit, kryefamiljari: Duam të sigurtë qëndresën këtu (VD)

17 Dhjetor 2019, 20:44 Nga DOSJA
Një familje në Tiranë në udhëkryq pas tërmetit,

TIRANË- Një familje në Tiranë ka ngelur mes katër rrugëve, pasi shtëpia e tyre u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Kryefamiljari bën apel për ndihmë nga shteti, ndërsa kërkon që organet kompetente të ndërhyjnë për të vlerësuar banesën nëse mund të qëndrohet më aty apo jo.

E njëjta gjë është edhe këtëj, ja kemi këtë pjesën këtu të korridorit, këtu ka dhënë shenja që është shkrëmoqur muri fare. Soleta është ndarë më dysh, dhe vazhdon të ndahet. Edhe lartë vjen deri te kjo pjesa këtu. Edhe tavani, por edhe pllakat poshtë janë çarë. Ishalla do zoti nuk bie me tjetër se po të bjerë tjetër ky rrafshohet komplet. Kërkojmë ndihmën e shtetit dhe të ndërhyjnë organet kompetente të na bëjnë të besueshme qëndresën nëse qëndrohet këtu apo jo, ky është kushti. Ne nuk do të japim jetën këtu”, shprehet kryefamiljari.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet ende dhe numri i paslëkundjeve ka shkuar në mbi 1000. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja ne tirane tragjedia e 26 nentorit 2019 familja ne tirane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll