Aktualitet

Antishpifja/ Reflektimi i maxhorancës dhe mbështetja e OSBE-së s’mjafton, gazetarët rikonfirmojnë protestën: E papranues

17 Dhjetor 2019, 20:14 Nga DOSJA
Antishpifja/ Reflektimi i maxhorancës dhe mbështetja e OSBE-së

TIRANË– Gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile kanë rikonfirmuar protestën e paraljamëruar të ditës së nesërme, që pritet të zhvillohet në orën 09:30 përpara Kuvendit.

Në një reagim zyrtar, Organizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve të renditura më poshtë falënderojnë Komisionin Europian dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë si dhe Komisioneren e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic për reagimet e tyre në mbrojtje të lirisë së fjalës, por shtojnë se përsërisin kërkesën ndaj qeverisë shqiptare që të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare.

Ne i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online,”– thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të Komisionit Europian këto projektligje, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence anti-demokratike dhe anti-europiane.

Deklaratë

Datë 17 dhjetor 2019

Organizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve të renditura më poshtë falënderojnë Komisionin Europian dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë si dhe Komisioneren e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic për kontributin që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve të tensionuara në mbrojtje të lirisë së shprehjes në Republikën e Shqipërisë.

Organizatat vërejnë se kërkesat tona në lidhje me të ashtuquajturën “paketë anti-shpifje” janë tërësisht të përputhura me qëndrimet e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatovic si më poshtë:

Për sa më sipër, organizatat përsërisin kërkesën ndaj qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare.

Ne i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”

Organizatat theksojnë se në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të Komisionit Europian këto projektligje, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence anti-demokratike dhe anti-europiane.

Lista e organizatave firmëtare:

Lista e organizatave

BIRN Albania

Civil Rights Defenders

Citizens Channel

Faktoje

Instituti Shqiptar i Medias

Instituti Shqiptar i Shkencave

Këshilli Shqiptar i Medias

Komiteti shqiptar i Helsinkit

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Qendra Res Publica

Qendra Shqiptare MediaLook

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Kjo deklaratë vjen pas reflektimit të maxhorancës, e cila bëri disa ndryshime pas një sërë apelesh nga ndërkombëtarët dhe shoqatat e gazetarëve për “Paketën Anti-Shpifje”.

Drafti final që do të votohet nesër në Parlament, lejon të drejtën që të gjithë operatorët mediatikë online të ankimojnë gjobat që mund të vendosen nga Bordi i Ankesave, në gjykatë, në bazë të Kodit të Procedurës Civile, por nuk sqarohet nëse gjobat do të paguhen para apo pas vendimit që do të marrë gjykata. Gjithashtu, në këtë draft është hequr mundësia për të mbyllur portalet, por flitet vetëm për fshirje urgjente të lajmit në tri raste: Kur shpërndarja përmban pornografi me fëmijë; Vepra me qëllime terroriste; Shkelje të sigurisë kombëtare;. Socialistët janë të vendosur për dy gjëra në këtë draft përfundimtar, e para është përgënjeshtrimi i detyrueshëm për portalet dhe vendosja e një baneri njoftues “pop-up” për fake-news-in e shpërndarë.

Komisioni i Ligjeve, miratoi dje në parim paketën. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama paketa antishpifje rama kunder mediave edi rama paketa antishpifje rama kunder mediave

Sondazh

Poll