Aktualitet

Plehra që digjen dhe rrugë të përmbytura, gjendja e rënduar në qytetin e Shkodrës (VD)

17 Dhjetor 2019, 21:07 Nga DOSJA
Plehra që digjen dhe rrugë të përmbytura, gjendja e

SHKODËR– Rrugët në qytetin e Shkodrës janë në një gjendje të rënduar.

Në disa postime të publikuara nga faqja e “JOQ” në Instagram, shihet se si rrugët janë krejtësisht të parregulluara dhe me gropa të shumta, të cilat në rastet kur moti është i keq mbushen me ujin e shirave dhe e bëjnë të pamundur ecjen normale të kalimtarëve.

Gjithashtu, në disa kryqëzime shihen edhe kosha me plehra që digjen dhe ndotin ambjentin. Plehrat kanë dalë jashtë koshave, nga mbingarkesa e tyre dhe dikush u ka vënë flakën.

Nuk dihet personi që mund ta ketë bërë këtë gjë, por me siguri nuk ka marrë parasysh që tymi e ndot të gjithë zonën përreth.

Ja jemi në qendër të Shkodrës. Ja çfarë ndodh në mes të Shkodrës. Shteti nuk po duket,”- dëgjohet të thotë në video personi që e ka filmuar. 

Rreth e rrotull, nuk shihet asnjë patrullë policie apo zjarrfikëse që të ketë marrë përsipër të shmangë dëme të mëdha që mund të vijnë pas flakëve. Në këtë situatë, lind pyetja e parë, dhe pas kësaj e dyta: A ka kryetar bashkie në Shkodër? Voltana Ademi shkon në zyrë dhe nëqoftëse po për çfarë?

(f.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rruget ne shkoder shkoder rruget ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll