Aktualitet

Nuk ka paqe për Shqipërinë, goditet nga një tjetër tërmet me epiqendër në Rrogozhinë, ja sa i fortë ishte

17 Dhjetor 2019, 20:55 Nga DOSJA

TIRANË– Lëkundjet e tërmetit nuk kanë të ndalur në Shqipëri. Njëzet ditë pas tronditjeve tragjike që morën 51 jetë njerëzish, vendi ynë është tronditur sërish mbrëmjen e sotme në orën 19:53. Këtë radhë, epiqendra e lëkundjeve me magnitudë 4.3 të shkallës rihter, ka qenë 7 kilometra larg Rrogozhinës dhe 37 kilometra larg Tiranës.

Tërmeti ka zgjatur vetëm pak sekonda dhe lëkundjet e tij janë ndjerë në qytetin e Beratit, Lushnjës dhe Fierit, edhe pse ishin të lehta. Nuk raportohet as dëme materiale dhe as në njerëz.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi la pas 51 persona të vdekur, 913 të plagosur.

47 njerëz të tjerë u nxorrën të gjallë nga rrënojat. Toka vijon të dridhet ende dhe numri i paslëkundjeve ka shkuar në mbi 1000. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Nga ana tjetër Prokuroria ka nisur hetimet dhe nëntë persona janë lënë në burg sipas vendimit të Gjykatës së Durrësit. Ndërsa për të shpallurit në kërkim është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë. 

Mbi ta rëndojnë akuzat: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje” e kryer në mënyrë indirekte dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 termet ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll