Aktualitet

Forcat RENEA zbarkojnë në Kukës, të fortët ‘dridhen’ nga operacioni blic

17 Dhjetor 2019, 19:17 Nga DOSJA
Forcat RENEA zbarkojnë në Kukës, të fortët

KUKËS– Një grup i forcave RENEA ka zbarkuar në qytetin e Kukësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pritet që në qytetin verior të zhvillohet një operacion blic, që do të përfundojë me arrestimin e personave të rrezikshëm.

Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë operacion, ndërkohë që pritet të dalë njoftimi zyrtar.

Disa ditë më parë në Shkodër u zhvillua një kontroll i ngjashëm, ku edhe u shoqëruan dy menaxherët e “VIP Club”, pasi në lokal gjatë kontrolleve u gjetën disa doza kokainë të futura në qese farmaceutike. Në kërkim u shpall pronari. Dyshohet se lokali përdorej për konsumimin e lëndëve narkotike dhe prostitucion.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacion blic ne kukes renea zbarkon ne kukes operacion blic ne kukes renea zbarkon ne kukes

Sondazh

Poll