Aktualitet

FOTO/ Tërmeti nuk kurseu as zyrën e Ramës, dëmet në godinën e Kryeministrisë

17 Dhjetor 2019, 19:40 Nga DOSJA
FOTO/ Tërmeti nuk kurseu as zyrën e Ramës, dëmet në

TIRANË- Tërmeti i 26-Nëntorit nuk kurseu as zyrën e kreut të qeverisë në godinën e Kryeministrisë.Nga fotot e publikuara duken qartë muret e plasaritura në zyrën e Kryeministrit Rama. Fotot e mureve të plasaritura dhe suvasë së rënë, i ka publikuar zv.ministri Artan Shkreli, i cili njofton se zyra e hartave po i nënshtrohet rikostruksionit tashmë.

Kryeministria gjithashtu u troshit nga termeti i dt. 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje. 

Ishte fat i madh që pikërisht parvjet të dy katet e poshtme – përfshi bazamentin – u përforcuan në pikepamje konstruktive dhe u sollën në norme sizmike duke shpëtuar me siguri qendrueshmerinë e objektit.

Tani kjo sallë e bukur, me karakter të theksuar monumental, po i nënshtrohet rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni. (Foto e pare: gjendja pas termetit; dy fotot e tjera: nderhyrja konstruktive me fibra karboni) ”, shkruan Shkreli në rrjetin social.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet ende dhe numri i paslëkundjeve ka shkuar në mbi 1000. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan shkreli demet ne kryeministri edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 artan shkreli demet ne kryeministri edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll