Sport

Befasi në Serie A/ Atalanta-Como 2-3: “Dea” fundoset në pjesën e dytë…

Në stadiumin Gewiss, Atalanta kaloi në epërsi me Zappacostan, por më pas u trazuan dhe Larianët fituan falë një gjuajtjeje të Strefezza, një autogol nga Kolasinac dhe një perlë nga Fadera. Në kohën shtesë, Lookman ngushton diferencën me penallti

25 Shtator 2024, 07:30 Nga DOSJA

Befasi në Serie A/ Atalanta-Como 2-3: “Dea” fundoset në

ITALI - Humbje e Atalantës në Bergamo. Pas shtyrjes së sfidës për shkak të shiut, të hënën, në pjesën e dytë të ndeshjes që mbylli ditën e pestë të Serisë A, skuadra e Gasperinit humbet nga Como 3-2 dhe mbetet e mbërthyer në gjashtë pikë.

Në stadiumin Gewiss në pjesën e parë, Zappacosta (18') e çau ngërçin me një gjuajtje të bukur me këmbën e djathtë nga skaji, më pas Carnesecchi mbrojti portën e Atalantës nga gjuajtjet e Cutrone dhe Sergi Roberto.

Përpjekje, të cilat bënë, që në pjesën e dytë, ekipi i Comos të përmbysi rezultatin falë një gjuajtjeje me të djathtën të Strefezza (46'), autogolit nga Kolasinac (54') dhe një perlë nga Fadera (58') në vazhdim të ndeshjes. Në kohën e shtuar Lookman (97') ngushton diferencën në 2-3 me penallti. Kjo ishte edhe fitorja e parë sezonale për Comon. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll