Sport

VIDEO / Reali kalon Alaveshin me “zemër në dorë”!

Real Madridi ka triumfuar 3-2 në kuadër të javës së shtatë në La Liga përballë Alaveshit.

24 Shtator 2024, 23:27 Nga DOSJA
VIDEO / Reali kalon Alaveshin me “zemër në dorë”!

SPANJE - Los Blancos kaluan në epërsi vetëm pas 50 sekondash lojë me anë të Lucas Vazquez që u asistua prej Vinicius Junior. Për golin e dytë te Real Madridi u përkujdes Kylian Mbappe, që realizoi në minutën e 40-të, me Jude Bellingham që ishte asistuesi. Me kaq përfundoi pjesa e parë, ndërkohë në 45 minutat e dyta u shënuan edhe tri gola të tjera.

Në minutën e 48-të, Rodrygo u fut në listën e golashënuesve, me një asist të Vazquez. Fitorja e madrilenëve ishte jo edhe aq e qetë, pasi pësuan dy gola në minutat e fundit të ndeshjes. Carlos Benavidez (85’) e ngushtoi epërsinë e vendasve në 3-1, ndërkohë që golin e dytë për skuadrën e Alaveshit e shënoi Kike Garcia, vetëm dy minuta më vonë. Pas shtatë javësh Real Madridi është në vendin e dytë me 17 pikë, një më pak se Barcelona që është kryesuesja e klasifikimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll