Sport

UEFA i heq Milanos finalen e Champions League, “San Siro” nuk i plotëson kushtet!

Ditët e fundit, dy klubet kanë refuzuar propozimin e ristrukturimit të bërë nga WeBuild, kështu që Federata e Futbollit Italiane nuk ka qenë në gjendje t'i japë garancitë e duhura organit më të lartë të futbollit evropian

24 Shtator 2024, 18:11 Nga DOSJA
UEFA i heq Milanos finalen e Champions League, “San Siro” nuk i

PRAGE - Vendimi ishte në ajër dhe tani është zyrtarizuar: Milano nuk do të presë finalen e Champions League të vitit 2027. Këtë e ka bërë të ditur UEFA sot në një shënim në fund të mbledhjes së sotme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Pragë.

“Meqenëse Bashkia e Milanos nuk mund të garantonte që stadiumi San Siro dhe zonat përreth nuk do të rikonstruktoheshin për finale e UEFA Champions League të vitit 2027, u vendos që të mos i jepet finalja Milanos dhe të rihapet procesi i aplikimit për të emëruar një vendndodhje të përshtatshme, me një vendim që pritet në maj/qershor 2025”, thuhet në deklaratë.

Në fillim detyra u duk automatike: në fakt, UEFA kishte marrë vetëm dy aplikime për të pritur finalet e Ligës së Kampionëve për edicionet e viteve 2026 dhe 2027, nga Milano dhe Budapesti. Javët e fundit, UEFA kishte vendosur t'ia besonte organizimin e finales së 2026 kryeqytetit hungarez, duke zgjedhur San Siron për ndeshjen finale të vitit 2027, por me një shëniml, për shkak të çështjes ende të pazgjidhur të stadiumit të ri për Interin dhe Milanin.

Ditët e fundit, dy klubet kanë refuzuar propozimin e ristrukturimit të bërë nga WeBuild, kështu që Federata e Futbollit Italiane nuk ka qenë në gjendje t'i japë garancitë e duhura organit më të lartë të futbollit evropian dhe Milano humbi mundësinë e organizimit të finales së Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 26 vitesh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll