Sport

Kupa e Ligës / Nuk ishte gjithçka e thjeshtë për Cityn, megjithatë e kalon Watfordin!

Ndeshja nisi mirë për qytetarët, që arritën të shënonin që në start. Një pasim i Jack Grealish gjeti Jeremy Dokun i cili në minutën e pestë shënoi për 1-0.

24 Shtator 2024, 23:19 Nga DOSJA
Kupa e Ligës / Nuk ishte gjithçka e thjeshtë për Cityn,

ANGLI - Manchester City ka arritur të marrë një fitore ndaj Watford me rezultat 2-1 për të kaluar tutje në EFL Cup.  Ndeshja nisi mirë për qytetarët, që arritën të shënonin që në start. Një pasim i Jack Grealish gjeti Jeremy Dokun i cili në minutën e pestë shënoi për 1-0.

Në fundin e pjesës së parë, Matheus Nunes arriti të shënojë për 2-0, duke i dhënë sigurinë vendasve. Pjesa e dytë shkoi me dominimin e Man Cityt, por që nuk arriti të shënojë gol tjetër. 

Watford e bëri interesant takimin kur arriti të shënojë me Tom Ince për 2-1 në minutën e 86-të. Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Man City kaloi në 1/8 e EFL Cup.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll