Sport

Ja si do të jetë pamja e stadiumit të ri të Mnachester United!

Pamjet e para të stadiumit të ri të Manchester United tashmë janë publikuar teksa planet për t’u larguar nga ‘Old Trafford’ tashmë janë konfirmuar.

24 Shtator 2024, 17:24 Nga DOSJA

Ja si do të jetë pamja e stadiumit të ri të Mnachester

ANGLI - Planet për një stadium të ri të Unitedit ishin konfirmuar në gusht të këtij viti, pasi pronarët e rinj INEOS po synon të ndërtonin një stadium me rëndësi kombëtare.

Në krye të grupit të punës për stadiumin e ri është Sebastian Coe, ish-mbrojtësi i Unitedit, Gary Neville, dhe Andy Burnham, kryetari i Mançesterit. Dhe ndërsa në konferencën e Partisë Laburiste në Liverpool, Burnham ka zbuluar pamjet e para të stadiumit të ri i cili do të zëvendësojë atë të tashmin me 74 mijë ulëse në ‘Old Trafford’.

Ja si do të jetë pamja e stadiumit të ri të Mnachester

“Ky do të ishte lokacioni më i rëndësishëm në futboll. Kjo do të thotë se veriperëndimi i Anglisë ka infrastrukturën më të mirë në planet sa i përket botës së futbollit. Kjo do të krijonte një zhvillim në perëndim të Mançesterit të madh duke balancuar atë që ka krijuar Manchester City në lindje”, ka thënë Burnham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Shtator 2024, 14:08

José Mourinho gjobitet në Turqi...

TURQI - José Mourinho do të duhet të paguajë një gjobë prej rreth 4 mijë eurosh për mos pjesëmarrjen në ko...