Sport

Stuhi në Angli, stadiumi i Wimbledon-it shkatërrohet nga shiu i dendur...

Ndeshja e raundit të tretë të Carabao Cup, të marten, në mbrëmje midis Wimbledon dhe Newcastle United është shtyrë

24 Shtator 2024, 17:30 Nga DOSJA

Stuhi në Angli, stadiumi i Wimbledon-it shkatërrohet nga shiu i

ANGLI - Ndeshja e Carabao Cup, sonte midis Wimbledon dhe Newcastle United është shtyrë për shkak të "përmbytjes së gjerë gjatë natës në River Wandle", pas shiut të rrëmbyeshëm, që goditi pjesën më të madhe të Anglisë jugore.

Klubi londinez e njoftoi atë në kanalet e tij zyrtare: "Me keqardhje njoftojmë tifozët se, për shkak të përmbytjes së madhe gjatë natës në River Wandle, e cila preku gjithashtu stadiumin tonë Cherry Red Records, ndeshjen e raundit të tretë të Carabao Cup, të martën në mbrëmje kundër Newcastle United është shtyrë për informacione të mëtejshme.

BBC ka publikuar një video në të cilën shihen gropa të vërteta në fushën e ish-Plough Lane, të shkatërruar nga stuhia që goditi Mbretërinë e Bashkuar në orët e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll