Sport

Arrestohet ish-portieri i kombëtares gjermane, kapet në festën e birrës në Bavari!

Legjenda e Arsenalit, Jens Lehmann, është ndaluar për shkak se dyshohet se ka drejtuar makinën në gjendje të dehur.

24 Shtator 2024, 23:36 Nga DOSJA

Arrestohet ish-portieri i kombëtares gjermane, kapet në festën e

GJERMANI – Portieri veterani i Topçinjve u fotografua duke festuar në festivalin e madh të birrës bavareze, në Mynih të dielën. Gjermani 54 vjeçar, më pas u shoqërua nga policia jashtë festivalit të birrës, ishte në gjendje të dehur dhe kundërmonte erë alkooli, raporton e përditshmja gjermane Bild. Testet e alkolit nuk arritën të bëheshin pasi ish-futbollisti nuk ishte në gjendje ti frynte dhe në vend të kësaj u dërgua në një stacion policie për teste të mëtejshme.

Arrestohet ish-portieri i kombëtares gjermane, kapet në festën e

Atij i është konfiskuar patenta e shoferit, ndërsa policia vijon hetimet për rastin. Lehmann u fotografua më herët me një fustan tradicional bavarez me një birrë, i rrethuar nga shoqëria në festival. Ish-portieri i kombëtares gjermane i cili doli i treti në Kupën e Botës 2006 me Gjermaninë është përballur me një sërë telashe me policinë gjatë viteve të fundit.

Në dhjetor 2023, ai u gjobit me 400,000 euro nga Gjykata e qarkut Starnberg, në Bavari, për shkak se dëmtoi garazhin e një komshiut me sharrë me zinxhir për të parë më mirë liqenin Starnberg.

B.T. (Dosja.al)

Sondazh

Poll