Sport

Çmendet Adidas, 1 miliard dollarë për përfaqësuesen braziliane!

Mësohet se Nike i ka bërë një ofertë Federatës Braziliane të Futbollit për të rinovuar akordin, i cili skadon pas Botërorit të 2026-ës, por pesë herë kampionët e botës kanë refuzuar.

24 Shtator 2024, 17:08 Nga DOSJA
Çmendet Adidas, 1 miliard dollarë për përfaqësuesen

BRAZIL - Pas divorcit mes Adidas dhe Federatës Gjermane të Futbollit një tjetër i bujshëm është në horizont. Mësohet se Nike i ka bërë një ofertë Federatës Braziliane të Futbollit për të rinovuar akordin, i cili skadon pas Botërorit të 2026-ës, por pesë herë kampionët e botës kanë refuzuar.

Thuhet se pas refuzimit qëndron Adidas, i cili pasi humbi bashkëpunimin legjendar më Kombëtaren gjermane kërkon të rifitojë terren duke i bërë ofertën tunduesë kombëtares braziliane.

Adidas, që të jetë sponsor teknik i Federatës Braziliane të Futbollit, është gati të paguajë plot 1 miliardë euro për dhjetë vite. Mësohet se falë akordit aktual Federata Braziliane e Futbollit përfiton 35 milonë dollarë në sezon nga Nike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Shtator 2024, 14:08

José Mourinho gjobitet në Turqi...

TURQI - José Mourinho do të duhet të paguajë një gjobë prej rreth 4 mijë eurosh për mos pjesëmarrjen në ko...