LIVE UPDATES
Politike

Drafti final për ‘Anti-Shpifjen’: S’ka mbyllje portalesh por gjoba, përgënjeshtrim dhe pop-up (PROJEKTLIGJI)

17 Dhjetor 2019, 15:58 Nga DOSJA
Drafti final për ‘Anti-Shpifjen’: S’ka mbyllje portalesh

TIRANË- Mazhoranca reflekton disa ndryshime pas një sërë apelesh nga ndërkombëtarët dhe shoqatat e gazetarëve për “Paketën Anti-Shpifje”. Drafti final që do të votohet nesër në Parlament, pasqyron ndryshime të pjesshme për disa nga kërkesat kryesore të gazetarëve që ngritën shqetësimin se paketa cënon lirinë e shprehjes, si një nga të drejtat themelore të njeriut.

Në këtë draft, lejohet e drejta që të gjithë operatorët mediatikë online të ankimojnë gjobat që mund të vendosen nga Bordi i Ankesave, në gjykatë, në bazë të Kodit të Procedurës Civile, por nuk sqarohet nëse gjobat do të paguhen para apo pas vendimit që do të marrë gjykata.6. Subjekti i ndëshkuar mund të bëjë ankim pranë Bordit të AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit të vendimit të KA-së për vendimet sipas parashikimeve të këtij ligji. Ankimi ndaj vendimit të KA-së nuk pezullon ekzekutimin e vendimit. Bordi i AMA-s shqyrton ankesën dhe shpall vendimin jo më vonë se 10 ditë. Kundër vendimit të Bordit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.”-thuhet në projektligj.

Gjithashtu, në këtë draft është hequr mundësia për të mbyllur portalet, por flitet vetëm për fshirje urgjente  të lajmit në tri raste: Kur shpërndarja përmban pornografi me fëmijë; Vepra me qëllime terroriste; Shkelje të sigurisë kombëtare;. Socialistët janë të vendosur për dy gjëra në këtë draft përfundimtar, e para është përgënjeshtrimi i detyrueshëm për portalet dhe vendosja e një baneri njoftues “pop-up” për fake-news-in e shpërndarë. 

Ndërkohë që paralelisht me publikimin e draftit, që u nxorr vetë nga kryeministri Edi Rama, Këshilli i Europës, në një reagim të dytë, thotë se edhe ky draft është shqetësues dhe se duhet të merren parasysh rekomandimet ndërkombëtare. 

DRAFTI FINAL I PAKETES ANTI-SHPIFJE:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, ka depozituar disa amendamente në projektligjin “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2013, “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, në versionin përfundimtar të miratuar nga komisioni përgjegjës.

Për transparencë të publikut po publikohet teksti integral i miratuar në Komisionin e Medias dhe me disa amendamente të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Kuvendi

P R O J E K T L I GJ

Nr.______/2019 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2013, PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Titulli i ligjit ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 2

Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e personave fizikë dhe juridikë, që ofrojnë shërbime audio, audiovizive dhe shërbime të publikimeve elektronike, nëpërmjet rrjetit të komunikimeve elektronike, si dhe promovimin e pluralizmit të medias dhe çështjeve të tjera me rëndësi për shërbimet mediatike, në përputhje me konventat dhe standardet ndërkombëtare.”.

Neni 3

Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 2

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për transmetimet audiovizive lineare, transmetimet audiovizive jolineare, shërbimet mbështetëse të tyre dhe për shërbimet e publikimeve elektronike. Ky ligj nuk zbatohet për shtypin e shkruar.”.

Neni 4

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

“17/1. Ofruesi i Shërbimit të Publikimeve Elektronike (OSHPE) është personi fizik ose juridik, pavarësisht nëse është i regjistruar ose jo si i tillë në Regjistrin e Ofruesve të Shërbimeve Mediatike, i cili ofron shërbimet e publikimeve elektronike, siç janë përcaktuar në pikën 26/1 të këtij neni.”.

“22. “Përgjegjësi editoriale”, nënkupton ushtrimin e kontrollit efektiv si për përzgjedhjen e programeve dhe për organizimin e tyre në:

“23. “Prodhime të pavarura”, nënkuptojnë aktivitetet e prodhimit të veprave mediatike, të cilat plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme:

“24. “Prodhues i pavarur”, është personi fizik a juridik, i regjistruar për prodhimin e veprave audio dhe audiovizive me vendndodhje në Republikën e Shqipërisë ose në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian, ose në ndonjë vend tjetër, që është nënshkrues i një marrëveshjeje ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim për Republikën e Shqipërisë, që nuk është i lidhur me një ofrues të shërbimit të medias, pjesëmarrës në treg, në kuptim të ligjit që rregullon mbrojtjen e konkurrencës.

24/1. “Prodhimi personal”, është një program ose publikim që është prodhuar për herë të parë nga ofruesi i shërbimit të medias ose një person tjetër nën drejtimin dhe në emër të ofruesit të shërbimit të medias.

24/2. “Bashkëprodhimi”, është një prodhim ose publikim i përbashkët i ofruesve të shërbimeve mediatike ose ofruesit të shërbimit mediatik dhe një prodhuesi të pavarur.”.

“26/1. “Publikimi elektronik”, nënkupton faqe interneti me përmbajtje të formësuar editoriale dhe/ose portale që përmbajnë versione elektronike të medias së shkruar dhe/ose informacione mediatike të ofruara për publikun, me qëllim argëtimin, informimin dhe edukimin. Publikimet elektronike të bëra nga individë, të cilat nuk kanë përmbajtje të formësuar editoriale dhe nuk kanë qëllim edukimin, argëtimin, apo informimin për publikun, nuk konsiderohen publikime elektronike në kuptim të këtij ligji.

26/2. “Media elektronike”, është program ose përmbajtje programi audio dhe audioviziv, përmbajtje programi e ofruar për publikun, nëpërmjet mjeteve elektronike të komunikimit dhe përmbajtje e publikimeve elektronike.”.

 “54. “Regjistri i Ofruesve të Shërbimeve Mediatike”, është një regjistër kombëtar ku regjistrohen ofruesit e shërbimeve audio, audiovizive dhe ofruesit e publikimeve elektronike.

Neni 5

Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:

“Parimet themelore të veprimtarisë së ofruesve të shërbimeve mediatike”.

Neni 6

Pas nenit 4 shtohet neni 4/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 4/1.

Interpretimi i ligjit

Neni 7

Titulli i kreut II ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Autoriteti i Mediave Shqiptare (AMA)”.

Neni 8

Në nenin 6 bëhen këto ndryshime:

“1. AMA është autoriteti rregullator në fushën e shërbimeve të transmetimeve audio dhe audiovizive, shërbimeve të tjera mbështetëse të tyre, si dhe shërbimeve të medias elektronike në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

“4. Organet vendimmarrëse të AMA-s janë Bordi dhe Këshilli i Ankesave.”.

Neni 9

Kudo në tekstin e këtij ligji bëhen këto ndryshime:

Neni 10

Në nenin 8 bëhen këto ndryshime:

“Përbërja e Bordit të AMA-s”

Neni 11

Në nenin 9 bëhen këto ndryshime:

“Zgjedhja e anëtarëve të bordit të AMA-s”;

Neni 12

Në nenin 13 bëhen këto ndryshime:

“Kuoromi dhe vendimmarrja e Bordit të AMA-s”

Neni 13

Në nenin 18 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

“e) nxitjen e përmbajtjes së përgjegjshme në publikimet elektronike dhe nxitjen e zbatimit të një Kodi Etike ndërmjet operatorëve dhe ofruesve të këtyre shërbimeve në këtë drejtim.”

Neni 14

Në nenin 19 bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:

“h) zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet ofruesve të shërbimeve të transmetimeve audio ose audiovizive, përfshirë mosmarrëveshjet me transmetuesin publik dhe mosmarrëveshjet ndërmjet subjekteve fizike/juridike dhe ofruesve të shërbimeve mediatike;”.

“j) bashkëpunimi dhe këshillimi me Autoritetin Kombëtar të Certifikimeve Elektronike dhe Sigurinë Kompjuterike (AKCESK), AKEP-in, Autoritetin e Konkurrencës, autoritetin përgjegjës për mbrojtjen nga diskriminimi, autoritetin përgjegjës për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, autoritetin përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, autoritetin përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të si dhe organet e tjera në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj;”.

“k) miraton rregulloren e organizimit dhe të funksionimit të Këshillit të Ankesave (në vijim referuar si KA), ku përcaktohen rregulla specifike për trajtimin e ankesave të parashtruara pranë KA-së së bashku me përcaktimin e kritereve të qarta për zbatueshmërinë e sanksioneve të parashikuara nga ky ligj, me qëllim respektimin e parimit të proporcionalitetit.

“b) mbikëqyr zhvillimin e veprimtarisë së medias elektronike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;”.

ç) Në shkronjën “ç”, fjalët “… mediave audiovizive, …” zëvendësohen me “… mediave elektronike …”.

“3. AMA mbikëqyr zbatimin e këtij ligji nga subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e mediave elektronike dhe, në rast shkeljesh, vendos sanksione.”.

“8. AMA jep mendim për veprimtarinë e medias elektronike në përgjithësi, dhe në mënyrë të veçantë për perspektivën e veprimtarisë së mediave audiovizive, sipas kërkesës, apo kryesisht.”.

“10. AMA merr pjesë në veprimtari ndërkombëtare, në lidhje me strategjinë dhe perspektivat e zhvillimit të mediave audiovizive në veçanti dhe shërbimeve të medias elektronike në përgjithësi, duke përfaqësuar Republikën e Shqipërisë dhe mbështet pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e subjekteve, publike e private, me organizata homologe evropiane dhe botërore. AMA përgatit studime me rekomandime për qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në bisedimet ndërkombëtare zyrtare mbi median elektronike.”.

Neni 15

Në nenin 20 bëhen këto ndryshime:

“1. Këshilli i Ankesave është organ kolegjial vendimmarrës, i cili përzgjidhet nga Bordi i AMA-s me shumicë të cilësuar dhe përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë, specialistë të fushës së medias dhe juriste, të cilët emërohen për një periudhë 3-vjeçare, me të drejtë riemërimi jo më shumë se një herë. Procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Ankesave, që bazohen në rregullat e konkurueshmërisë, dhe rregullorja e organizimit dhe funksionimit të tij përcaktohen me vendim të Bordit të AMA-s”.

“2. Objekti i punës së Këshillit të Ankesave është mbikëqyrja e zbatimit të parashikimeve të këtij ligji, atyre të Kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA, që kanë të bëjnë me respektimin e dinjitetit dhe të të drejtave themelore të njeriut.”.

“b) të shqyrtojë ankesat sipas neneve 51, 51/1, 52, 53 dhe 53/1, të këtij ligji.”.

“3/1. Vendimet e Këshillit të Ankesave sipas  pikës  3/b të këtij neni ankimohen në Bordin e AMA-sipas parashikimeve të këtij ligji.”.

Neni 16

Pas shkronjës “dh”, të pikës 2, të nenit 21, shtohen shkronjat “e” dhe “ë”, me këtë përmbajtje:

“e) të marrë masa dhe veprime për të nxitur lirinë e medias në përputhje me rregullat dhe detyrimet etike.

ë) të nxisë vetërregullimin e medias.”.

Neni 17

Në nenin 22 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 18

Në pikën 1, të nenit 23, pas shkronjës “ç” shtohen shkronjat “d” dhe “dh”, me këtë përmbajtje:

“d) mbikëqyr zbatimin e të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga dispozitat e këtij ligji.

Neni 19

Neni 30 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 30

Ofruesit e shërbimeve mediatike në juridiksionin e Republikës së Shqipërisë

iii. përdor domain-et e administruara nga AKEP-i.

ç) një pjesë e konsiderueshme e personelit në aktivitetet e shërbimeve mediatike nuk operon as në Shqipëri as në një shtet anëtar të BE-së, ofruesi i shërbimit të medias konsiderohet të jetë i vendosur në Republikën e Shqipërisë, nëse aktiviteti i tij filloi për të parën herë në këtë vend, në përputhje me legjislacionin shqiptar, me kusht që ai të mbajë marrëdhënie të qëndrueshme dhe efikase me ekonominë shqiptare;

Neni 20

Në nenin 31 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

“Llojet e ofruesve të shërbimeve mediatike”.

“3. Në përputhje me mënyrën e komunikimit me publikun e gjerë, ofruesit e shërbimeve të medias së shkruar janë, si më poshtë vijon:

Neni 21

Në shkronjën “ë”, të pikës 1, të nenit 33, pas fjalëve “… të drejtat e autorit …” shtohen fjalët “ … transmetimit, ritransmetimit …”.

Neni 22

Pas nenit 33 shtohen nenet 33/1 dhe 33/2, me këtë përmbajtje:

“Neni 33/1

Detyrimet e OSHPE-ve

Neni 33/2

Regjistrimi i ofruesve të shërbimit të publikimeve elektronike

Një person fizik a juridik, i cili ofron shërbime të publikimeve elektronike, do të aplikojë tek AMA për regjistrimin dhe përditësimin e të dhënave të tij në Regjistrin e Ofruesve të Shërbimeve Mediatike. Ky regjistrim nuk është parakusht për të ofruar shërbimin.”.

Neni 23

Pas nenit 37 shtohet neni 37/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 37/1

Regjistri i Ofruesve të Shërbimeve të Medias Elektronike

ç) llojin e shërbimeve të medias, në përputhje me këtë ligj;

Neni 24

 

Pas pikës 6, të nenit 42, shtohet pika 6/1, me këtë përmbajtje:

“6/1. Të gjitha format e komunikimeve me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive dhe publikimet elektronike për lojërat e fatit, bastet sportive, kazinotë dhe bingot televizive, janë të ndaluara.”.

Neni 25

 

Pas nenit 51 shtohet neni 51/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 51/1

Procedurat për trajtimin dhe shqyrtimin e ankesave

Neni 26

Në nenin 52 bëhen këto ndryshime:

Neni 27

Në nenin 53, pika 15 ndryshon si më poshtë vijon:

“15. Vendimi i AMA-s mund të kundërshtohet në Gjykatën Administrative, Tiranë.

Neni 28

 

Pas nenit 53 shtohet neni 53/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 53/1

E drejta e përgjigjes për OSHPE-të

Ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike nuk kanë detyrim të publikojnë përgjigjen për lajmin/informacionin e kontestuar në lidhje me raportimet direkte në sesionet e hapura të organeve të Kuvendit dhe organeve të tjera shtetërore.

ç) e drejta e kërkuar për përgjigje është bërë për të kërkuar parandalimin e veprimeve të pritshme apo që nuk kanë ndodhur ende;

ë) një korrigjim i barasvlershëm i të dhënave të informacionit të kundërshtuar është bërë paraprakisht dhe për këtë është njoftuar personi i cënuar;

Neni 29

Neni 132 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 132

Masat për shkeljet

ç) uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit për ofruesit e shërbimeve audio dhe audiovizive;

iii. Shkelje të sigurisë kombëtare;

AMA do të duhet të zbatojë masën që ka ndikimin më të vogël mbi të drejtën e lirisë së shprehjes në përputhje me parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit. Në çdo rast, vendimi duhet të tregojë një afat kohor të vlefshmërisë. AMA duhet të garantojë sa më shumë që të jetë e mundur që vendimet për heqjen e përmbajtjes të prekin vetëm pjesët e përmbajtjes që dyshohet si vepër penale dhe që pjesa tjetër e përmbajtjes së publikuar nga ofruesi të mbetet online. Vendimi i AMA do t’i komunikohet AKEP për zbatim.

Neni 30

Në nenin 133 bëhen këto ndryshime:

“Shkeljet e mëposhtme, të kryera nga OSHMA-ja dhe OSHPE-ja, kur ato nuk përbëjnë vepër penale përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen, si më poshtë:”

Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës të përmendur më lart. Në rast përsëritjeje më shumë se 5 herë gjatë vitit të kaluar, subjekti nuk do të përfitojë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër për një periudhë 3-vjeçare.”.

“2. Me gjobë nga 800 000 Lekë deri në 2 000 000 lekë, në rastet kur:

“….sipas parashikimeve të nenit 19, të këtij ligji, bazuar në parimin e proporcionalitetit.”

Neni 31

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI

(F.G/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike drafti final i paketes anti-shpifje paketa antishpifje qeveria terhiqet nga paketa anti-shpifje drafti final i paketes anti-shpifje paketa antishpifje qeveria terhiqet nga paketa anti-shpifje

Sondazh

Poll
Politike 17 Dhjetor 2019, 12:14

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Komisioneres së Këshillit të Europës për të drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, ...

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!