Sport

Mourinho humbet derbin, Gallatasaray dominon mbi Fenerbahcen!

Gallatasarain kryeson me 18 pikë në 6 javë, plot 5 më shumë se Fenerbahçe.

22 Shtator 2024, 00:43 Nga DOSJA
Mourinho humbet derbin, Gallatasaray dominon mbi Fenerbahcen!

TURQI - Gallatasaray i jep “leksion” në derbi Fenerbahçes së Jose Murinhos, duke e mposhtur me rezultatin 1-3, në një sfidë që rezultoi tepër e luftuar. 

Dueli u zhbllokua në minutën e 20-të, ku një predhë e Torreirës nga distanca, preku shtyllën, u përplas në trupin e portierit Livakoviç dhe përfundoi në rrjetë. Miqtë gjetën e dhe golin e dytë në pjesën e parë me Mertens, duke bërë që 45 minutat e para të mbylleshin me rezultatin 0-2.

Në minutën e 59-të ishte Sara ai që shënoi golin e tretë për Gallatasarayn, duke vrarë përfundimisht sfidën. Për golin e nderit të vendasit mendoi Xheko në minutën e 63-të, duke shënuar me penallti, por vetëm kaq, pasi në fund festa ishte e gjitha për Gallatasarayn që kryeson me 18 pikë në 6 javë, plot 5 më shumë se Fenerbahçe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll