Sport

Shkëmbi: “Ishim superiorë, mos harroni ishte derbi i parë për shumicën nga ne!”

“Barazimet s’po më pëlqejnë më, vërtet u bëmë pak si shumë. Kemi parë skuadra që me 10-11 barazime kanë dalë edhe kampionë”, u shpreh Shkëmbi.

21 Shtator 2024, 22:59 Nga DOSJA
Shkëmbi: “Ishim superiorë, mos harroni ishte derbi i parë

TIRANE - Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, i cili ka marrë edhe epitetin “Mister barazimi”, foli pas derbit ndaj Partizanit, që u mbyll në barazim pa gola.

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, tekniku korçar ndër të tjera deklaroi: “Nuk i përgjigjem më pyetjes për ardhjen e fitores. Komplimentoj çunat, bënë ndeshje mjaft të mirë, derbi i parë për shumicën, mendoj se ishim superiorë. Nuk shikoj ngërç te sulmuesit.

Sot është normale edhe po mos shënosh. Jam i kënaqur me sulmuesit, edhe pse mund të kishin bërë diçka më shumë. Ndeshja derbi është më thellë. Më shumë problem kemi pasur mospërqëndrimin. Sot e patëm në çdo sekondë përqëndrimin.

E bëmë pak herë me Micin dhe Kolën, daljen me qendërmbrojtësit. Ishte direktivë e imja për të qenë më të kujdesshëm. Shpejtësia e futbollistëve të Partizanit, mund të na vinte në vështirësi. Kur mund të kishim mundësi duhet ta bënim.

Por për meritë edhe të kundërshtarit nuk e bëmë dot. Deri para kësaj ndeshje mendoj që kemi bërë mirë. Sot ishte dhe pak rëndesë psikologjie. Sulmuesit në 30 metrat e fundit kishin një ngërç. 

Nuk jam tip që emocionohem shumë, ishte diçka ndryshe nga ndeshjet e tjera, por isha i qetë. Barazimet s’po më pëlqejnë më, vërtet u bëmë pak si shumë. Kemi parë skuadra që me 10-11 barazime kanë dalë edhe kampionë”, u shpreh Shkëmbi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll