Sport

Ramadani i jep një dorë Lecces për avantazhin, por Parma e barazon!

Ndërkohë sa i përket këtij takimi, gjërat deri në vërshëllimën përfundimtare u barazpeshuan në 2-2.

21 Shtator 2024, 22:54 Nga DOSJA
Ramadani i jep një dorë Lecces për avantazhin, por Parma e

ITALI - Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, “rrëmbeu skenën” në minutën e 32-të, në duelin mes Leçes dhe Parmës, duke dhuruar një asist brilant nga mesfusha për Dorgu, i cili zhbllokoi sfidën.

Ramadani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 31-të, ndërkohë që 1 minutë më vonë, u shndërrua në protagonist. 28-vjeçari është një lider i mesfushës së Leçes, ku prej 2 sezonesh, aktivizohet si titullar i padiskutuar.

Ndërkohë sa i përket këtij takimi, gjërat deri në vërshëllimën përfundimtare u barazpeshuan në 2-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll