Sport

Sadiku nuk i ndahet golit, këtë herë shpëton ekipin nga humbja! - VIDEO

Ky ishte goli i dytë radhazi për Sadikun në kampionat në dy ndeshje të luajtura me Goan, skuadër me të cilën u bashkua këtë verë.

21 Shtator 2024, 22:28 Nga DOSJA
Sadiku nuk i ndahet golit, këtë herë shpëton ekipin nga

INDI - Vitet kalojnë, por Armando Sadiku nuk e harron “vesin” e golit. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet në kampionatin indian me Goan, ka qenë sërish vendimtar për skuadrën e tij.

33-vjeçari ka shënuar golin e barazimit në transfertën kundër Mohameddan në minutën e 94-t, duke i dhuruar një pikë skuadrës së tij.


Ky ishte goli i dytë radhazi për Sadikun në kampionat në dy ndeshje të luajtura me Goan, skuadër me të cilën u bashkua këtë verë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll