Sport

Zhegrova shënon, por goli i tij nuk mjaftoi për 3 pikët për Lilën!

21 Shtator 2024, 22:33 Nga DOSJA
Zhegrova shënon, por goli i tij  nuk mjaftoi për 3 pikët për

FRANCE - Edon Zhegrova është shfaqur si protagonist në ndeshjen që skuadra e tij Lille luajti në shtëpi kundër Strasburgut dhe që u mbyll në barazim 3-3.

Në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Ligue 1, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të me një asistim të Gomes. Vetëm 12 minuta më vonë vjen dhe dyfishimi, përsëri me firmën e Zhegrovës.

Një avantazh i dyfishtë, por që nuk u administrua si duhet pasi deri në minutën e 66-të Strasburgu përmbysi gjithçka duke shënuar tri herë. Gjashtë minuta nga fundi mbërriti dhe goli i vendasve me penallti për një barazim përfundimtarë 3-3.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll