Sport

VIDEO / Skuadra e Tiranës nderon të ndjerin Gerti Bogdani në derbi!

Derbi i zjarrtë i kryeqytetit Partizani-Tirana ka nisur me homazhe në nder të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani.

21 Shtator 2024, 22:20 Nga DOSJA

VIDEO / Skuadra e Tiranës nderon të ndjerin Gerti Bogdani në

TIRANE - Në fillimin e sfidës, futbollistët e Tiranës kanë kanë vendosur buqeta me lule pranë fotografisë së të ndjerit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta parakohe në moshën 44-vjeçare, duke pikëlluar familjen, miqtë, demokratët dhe të gjithë ata që e patën njohur.

Gerti Bogdani ishte një prej tifozë të zjarrë të klubit të Tiranës, i cili e ndiqte ekipin e tij të zemrës në të gjitha ndeshjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll