Sport

Partizani ruan pathyeshmërinë në derbi, Tirana thellon rekordin me barazimin e 6-të!

Për të kuqtë ky është barazimi i tretë radhazi, ndërkohë që bardheblutë kanë gjashtë nga gjashtë.

21 Shtator 2024, 22:23 Nga DOSJA
Partizani ruan pathyeshmërinë në derbi, Tirana thellon rekordin

TIRANE - “Nuk ka fituar në “Air Albania”, në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Në një ndeshje ku spektaklin e dhuruan dy tifozëritë në tribuna, protagonistët në fushë në asnjë moment nuk arritën të bëjnë diferencën në finalizim, kjo dhe për meritë të portierëve respektivë në ato pak raste të krijuara.

Gabime të shumta, sidomos në pjesën e dytë, ndërhyrje të gabuara të panevojshme, shumë pak futboll që i takon një ndeshja të tillë, një 0-0 që zgjat serinë e të dy skuadrave pa fitore.

Për të kuqtë ky është barazimi i tretë radhazi, ndërkohë që bardheblutë kanë gjashtë në gjashtë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll