Aktualitet

Aksident në aksin “Krahës-Memaliaj”/ Kamioni përplaset me automjetin, katër pasagjerë përfundojnë në spital

Vijon puna për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.

19 Shtator 2024, 15:17 Nga S.B
Aksident në aksin “Krahës-Memaliaj”/ Kamioni
foto ilustruese

MEMALIAJ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin “Krahës-Memaliaj”. Bëhet me dije se drejtuesi i kamionit Gj.N është përplasur me një automjet të drejtuar nga polaku K.K.

Për pasojë janë dëmtuar katër pasagjerë të cilët janë transportuar drejt spitalit nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, automjeti kamion me drejtues shtetasin Gj. N. është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin polak K. K., 25 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tip “Volkswagen”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.

aksident ne memaliaj aksident

Sondazh

Poll