Aktualitet

Trafiku bllokon rrugën në Vlorë, shoferët dhe banorët nuk përmbahen, shajnë dhe gjuajnë me grushte njëri-tjetrin

Policia mbërriti në vendngjarje duke bërë të mundur hapjen e rrugës dhe sqarimin e konfliktit mes të përfshirëve.

19 Shtator 2024, 13:28 Nga S.B
Trafiku bllokon rrugën në Vlorë, shoferët dhe banorët
pamje nga ngjarja

VLORË- Disa persona janë përfshirë në një konflikt fizik ditën e sotme në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë. Mësohet se shkak i sherrit mes drejtuesëve të automjeteve dhe banorëve është bërë trafiku i rënduar dhe bllokimi i rrugës.

Teksa prindërit merrnin fëmijët nga shkolla, është bllokuar rruga nga trafiku dhe si pasojë ka nisur një debat fillimisht verbal dhe më pas ka agravaur në sharje dhe grushte. Policia mbërriti në vendngjarje duke bërë të mundur hapjen e rrugës dhe sqarimin e konfliktit mes të përfshirëve. Nuk raportohet për të lënduar.

vlore sherr trafik

Sondazh

Poll