Në kërkim ndërkombëtarë për trafik droge, në pranga 35-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi drejt Italisë
FIER- Një 35-vjeçar ështe arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin në Itali. I riu ishte shpallur në kërkim...
Rrjepaj ndodhet në burg për koncesionin e sterilizimit por mesa duket Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë lejen që ai të paraqitet fizikisht në komisionin për t’u marrë në pyetje për koncesionin e sterilizimit.
TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, do të dëshmojë ditën e nesërme në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë. Rrjepaj ndodhet në burg për koncesionin e sterilizimit por mesa duket Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë lejen që ai të paraqitet fizikisht në komisionin për t’u marrë në pyetje për koncesionin e sterilizimit.
Kjo vertetohet edhe nga fakti se në pikat e rendit të ditës së Komisionit hetimor për Shëndetësinë, një ndër emrat që parashikohet të dëshmojë, dhe renditet, është Klodian Rrjepaj duke u bërë rasti i parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët.
Në pyetje do të merren edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni. Po ashtu më 3 tetor është parashikuar që të merret në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa pritet të dëshmojë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC
Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
FIER- Një 35-vjeçar ështe arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin në Itali. I riu ishte shpallur në kërkim...
fotot ilustruese GJERMANI- Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë nw perangat e policisw gjermane. Oficerët Federal të Policis...
pamje nga ngjarja VLORË- Disa persona janë përfshirë në një konflikt fizik ditën e sotme në lagjen ‘Pava...
Eduart Kapri TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka konfirmuar vendimin e GJKKO që i shpalli të pafajshëm ish-kryetarin e Bashkisë s&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjyklim çështjen në ngarkim të...
pamje nga ngjarja TIRANË- Arkëmorti i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili u nga jeta ditën e djeshme pas nj...
foto ilustruese TIRANË- Apeli i GJKKO la në fuqi sekuestrot e dy shoqërive të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej ng...
Foto nga operacioni TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që t&e...
Kadri Lushi HAS- Familja Lushi në Nikiloq të Hasit kanë hapur sot dyert e mortit, për 57 vjeçarin Rexh Lushi dhe Fatim...
foto ilustruese TIRANË- Një 15-vjeçar përballet me akuzën për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje". B&...