Aktualitet

Zbërthimi i aplikacionit "GHOST"/ Dyshohet se trafikoi kanabis me vlerën 1.2 mln dollarë, arrestohet australiani që bashkëpunonte me një organizatë kriminale shqiptare

Mësohet se një prej australianëve të arrestuar për lidhje me krimin e organizuar shqiptar, dyshohet se ka trafikuar kanabis në vlerë prej 1.2 milionë dollarësh dhe komunikimi është zbuluar në platformën sekrete.

19 Shtator 2024, 14:01 Nga M.B
Zbërthimi i aplikacionit "GHOST"/ Dyshohet se trafikoi kanabis me
Foto ilustruese

AUSTRALIA- Zbërthimi i aplikacionit "Ghost" ka çuar autoritetet australiane në arrestimin e një shtetasi australian pjesë e një organizate kriminale shqiptare. Mësohet se një prej australianëve të arrestuar për lidhje me krimin e organizuar shqiptar, dyshohet se ka trafikuar kanabis në vlerë prej 1.2 milionë dollarësh dhe komunikimi është zbuluar në platformën sekrete.

36-vjeçari australian u identifikua gjatë operacionit "KRAKEN" të udhëhequr nga Policia Australiane, si një trafikant i dyshuar që përdorte pajisjen e koduar të komunikimit. "Ghost" përdorej ekskluzivisht nga grupet kriminale dhe u bë i njohur ditën e djeshme pas një operacioni ndërkombëtar që çoi në dhjetëra arrestime në Australi, Europë dhe në Lindjen e Mesme.

ghost

Sondazh

Poll