Aktualitet

Organizonin lojëra fati me telefon në qytetin e Klosit, e pësojnë dy pronarët e lokaleve

Për pasojë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë dhe 6 televizorë.

19 Shtator 2024, 14:18 Nga S.B

 

Organizonin lojëra fati me telefon në qytetin e Klosit, e
foto ilustruese

KLOS- Pronarët e dy lokaleve në qytetin e Klosit janë proceduar penalisht ditën e sotme. Mësohet se R.D 37 vjeç dhe G.H 32 vjeç, organizonin veprimtarinë e lojrave të fatit nëpërmjet celularëve në lokalet e tyre.

Për pasojë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë dhe 6 televizorë. Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Klos/Organizonin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, procedohen penalisht 2 pronarë lokalesh

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Postën e Policisë Klos, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se në 2 lokale në qytetin e Klosit, ushtrohej kjo veprimtari, kanë organizuar punën dhe si rezultat konstatuan në lokalet e tyre shtetasit R.D., 37 vjeç; dhe G.H., 32 vjeç, banues në Klos, duke organizuar veprimtarinë e lojrave të fatit nëpërmjet celularëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celular dhe 6 televizorë.

-Komisariati i Policisë Mat, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar një motomjet pa targa dhe pa u pajisur me leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, i'u gjet e fshehur në trup një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

klos

Sondazh

Poll