Aktualitet

U arrestua rreth një muaj më parë nga Kolumbia për trafik armësh, ekstradohet në Shqipëri Admir Tutaj

Tutaj u arrestua pak kohë më parë nga autoritetet kolumbiane për veprën penale “Trafik i armëve” i mbetur në tentativë.

19 Shtator 2024, 14:33 Nga DOSJA
U arrestua rreth një muaj më parë nga Kolumbia për trafik
Admir Tutaj

KOLUMBI- Admir Tutaj është eksatraduar nga Kolumbia. Tutaj u arrestua rreth një muaj më parë nga autoritetet kolumbiane për veprën penale “Trafik i armëve” i mbetur në tentativë. Gjithashtu Tutaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në bashkëpunim me persona të tjerë kishin siguruar armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

Bëhet fjalë për një operacion të organizuar nga Policia e Shtetit në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit, ku u zbulua arsenal armësh i fshehur në një tavolinë druri. Po ashtu Tutja, pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të armëve, mbërriti në Kolumbi me autobus në Antioquia, por u ndalua në zyrat e imigracionit te aeroportit “Ernesto Cortissoz” në Barranquilla.

Aty dyshohet se përpunonte dokumente me të cilat synonte të largohej jashtë vendit. Tutaj është transferuar tashmë në aeroportin El Dorado në Bogota, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

admir tutaj

Sondazh

Poll