Aktualitet

Kapet me 3 kilogramë dorgë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani

Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë mundur të gjejnë gjithsej 3 kg e 20 gramë lëndë narkotike të fortë kristal meth, pas sediljes së pasagjerit dhe pas sediljes së shoferit.

19 Shtator 2024, 13:30 Nga E. D
Kapet me 3 kilogramë dorgë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
fotot ilustruese

GJERMANI- Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë nw perangat e policisw gjermane. Oficerët Federal të Policisë Kleve kontrolluan udhëtarët nga Holanda në Kranenburg-wyler. I riu shqiptar kishte njw makinw tw marrw me qira. Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë mundur të gjejnë gjithsej 3 kg e 20 gramë lëndë narkotike të fortë kristal meth, pas sediljes së pasagjerit dhe pas sediljes së shoferit.

Më pas drejtuesi i mjetit u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në Komisariatin e Policisë Federale Kleve për procedim të mëtejshëm. Lënda narkotike është konfiskuar, pas konsultimeve telefonike me zyrën e hetimit doganor të Essenit, ata morën hetimin e mëtejshëm në zyrën e Policisë Federale në Kleve. Vlera në rrugë e drogës është mbi 200 mijë euro. Gjithashtu shqiptari ndodhet në paraburgim me vendim gjykate.

policia gjermane

Sondazh

Poll