Politike

“Syri, tyri”, Braçe i kthehet drejtorit Cukali për paketën antishpifje, citon me emra mediat

16 Dhjetor 2019, 22:20 Nga DOSJA
“Syri, tyri”, Braçe i kthehet drejtorit Cukali për

TIRANË– Zëvendëskryeministri Erion Braçe i është përgjigjur deklaratave të drejtorit ekzekutiv të Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukalit, i cili u shpreh se mediat duhet të bëjnë vetërregullime dhe që paketa antishpifje është e panevojshme pasi i jep të drejtë AMA-s të mbyllë një portal përmes ankesave.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Brace shkruan se z.Cukali flet për vetërregullime, por që sipas zv/kryeministrit nuk e ka provuar ndonjëherë të bjerë pre e shpifjeve si ai apo edhe familjarët e tij.

Veterregullim do besh ti?
Javen qe shkoi u denuan 7 portale per shpifje kriminale!
Cfare akti veterregullues ke ndermarre ti?
Zero!
Po mo po, gjykata i denoi!
Ti cfare akti veterregullues ke ndermarre?
As qe te pyet Syri, Tyri, Lyri, Myri, Andy, Mandy, Tony, Jetua, Kasua etj etj!”– shkruan zv.kryeminsitri Braçe ndër të tjera, por duke theksuar edhe emrin e njërës prej mediave opozitare, Syri.net.

Reagimi i Erion Braçes

Zoti Cukali!
SHPIFJA ESHTE CENIM BARBAR I LIRIVE TE INDIVIDIT!
SHPIFJA ESHTE KRIM I RENDE KUNDER LIRISE SE INDIVIDIT!
Boll i dolet zot shpifjes!
E ke provuar ndonjehere shpifjen ne kurriz?
Ke qene ndonjehere ne shtepine tende, me familjaret e tu, prinder e femije dhe, te eshte perplasur ne fytyre shpifja:
Ke vrare njerez!; Ke shitur droge!
Po te flete njeriu qe i ka vuajtur keto ne kurriz mu ne shtepine e tij;
Po te flete njeriu qe ka nje vandak me letra te policise kriminale, prokurorise e gjykates qe deshmojne shpifjen e ndyre te portaleve qe po u del zot!
Veterregullim do besh ti?
Javen qe shkoi u denuan 7 portale per shpifje kriminale!
Cfare akti veterregullues ke ndermarre ti?
Zero!
Po mo po, gjykata i denoi!
Ti cfare akti veterregullues ke ndermarre?
As qe te pyet Syri, Tyri, Lyri, Myri, Andy, Mandy, Tony, Jetua, Kasua etj etj!
Beni gjene me të thjeshte:
MOOOOOS SHPIFNI! KAQ!
Po ishit te zote thoni te verteten!

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

Nga ana tjetër, Komisioni i Ligjeve kmiratuar në parim projekt-ligjet që janë pjesë e paketës Anti-shpifje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace koloreto cukali paketa antishpifje erion brace koloreto cukali paketa antishpifje

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2019, 17:06

TIRANË– Antari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj është pezulluar nga detyra në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë....