Politike

Paketa Antishpifje/ Meta kundër qeverisë, publikon shkrimin: Tel hekuri për gjuhën e medias

16 Dhjetor 2019, 16:45 Nga DOSJA
Paketa Antishpifje/ Meta kundër qeverisë, publikon shkrimin: Tel

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë hapur kundër qeverisë në lidhje me miratimin e paketës antishpifje. Në një status në rrjetet sociale, Meta ka publikuar artikullin e shkrimtarit Zija Çela, i cili e cilëson këtë paketë si nëj tel hekuri për gjuhën e medias.

Çela shkruan ndër rreshta se edhe në vitin 1994 është ndjerë i lidhur me pranga në momentin që gazetarët Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka mbahen në burg, dhe u ka dedikuar atyre disa rreshta në gazetën Drita.

“Por si mund të shprehem sot? Unë ndihem në kundërshtim me Parlamentin tonë monist, përderisa synon një ligj autokratik që sjell dënime të legalizuara. Sepse ka hekura me kllapa për duart, por ka edhe tel hekuri që, në mënyrë rrufjane, u lidh gjuhen punëtorëve të medias. E përse u dashka të mbeten pa gojë?! Apo që të mos dëgjohen klithmat, sa herë vihen në mbrojtje të interesit publik. E pra është e turpshme kjo njollë e ky kthim prapa për vendin, i cili kryeson OSBE-në!”- shkruan shkrimtari ndër të tjera.

E ndërsa, Presidenti e ka shoqëruar këtë artikull me mbishkrimin ‘Zija Çela, një emër dhe një mendje që duhet dëgjuar në çdo kohë!’, si për të treguar se është pro këtij teksti.

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit.

Nga ana tjetër, Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projekt-ligjet që janë pjesë e paketës Anti-shpifje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta paketa antishpifje rama kunder mediave zija cela ilir meta paketa antishpifje rama kunder mediave zija cela

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2019, 12:32

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpȅr ndaj ‘meaculpës’ së kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me sjelljen ndaj mediave në vitet kur i...