Politike

16 Dhjetor 2019, 17:06 Nga DOSJA

TIRANË– Antari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj është pezulluar nga detyra në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë. Ndërkohë kanë nisur proceduratë për shkarkimin e tij.

Duket se Malaj nuk ka qënë “i kënaqur” me vendimin dhe pas mbarimit të mbledhjes është përplasur me deputetin e opozitës së re.

Sipas fotografit Agim Rama, pas mbledhjes Arben Malaj i është afruar ish-demokratit Myslim Murrizit dhe i ka vënë në dukje mungesën e vëmendjes nga ana e tij.

“Diskutove për vete e jo për mua në ditën më të vështirë timen. Unë iu kam ndihmuar kur isha në karrike…,”-mësohet se është shprehur Malaj.

Ndërkohë Murrizi, në fjalën e tij në mbledhjen e sotme reagoi ashpër për pezullimin nga detyra të Arben Malajt, duke e quajtur të gjithë situatën e krijuar një falsitet.

Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi më 5 dhjetor të pezullojë Arben Malajn nga detyra anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me argumentin se gjatë vitit 2018 deri në korrik 2019 kishte pasur dalje konstante në media duke bërë deklarata politike që nuk i shërbejnë publikut dhe në kundërshtim me kompetencat që ka një anëtarë i Këshillit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben malaj debat tek ekonomia për malajn komisioni i ekonomise myslim murrizi ps shkarkon arben malaj arben malaj debat tek ekonomia për malajn komisioni i ekonomise myslim murrizi ps shkarkon arben malaj

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2019, 12:32

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpȅr ndaj ‘meaculpës’ së kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me sjelljen ndaj mediave në vitet kur i...