Politike

Shtyhet mbledhja e ‘Zgjedhores’, Gjiknuri tregon arsyen: Rudina Hajdari ishte sëmurë, puna vazhdon, shpresoj mos të jetë

16 Dhjetor 2019, 16:27 Nga DOSJA
Shtyhet mbledhja e ‘Zgjedhores’, Gjiknuri tregon arsyen: Rudina

TIRANË– Shtyhet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, kryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka dhënë para mediave arsyen e shtyrjes së takimit të sotëm.

Në prononcimin e tij, Gjiknuri tha se mbledhja u shty për shkak se shumë prej deputetëve munguan dhe bashkëkryetarja e tij, Rudina Hajdari nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Megjithatë ish-ministri i Infrastrukturës theksoi se puna për Reformën Zgjedhore ende vazhdon dhe se ende është në pritje të propozimeve për ndryshimin e sistemit nga ana e opozitës parlamentare, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur.

“Sot nuk u bë kuorimi i mbledhjes sepse disa anëtarë nuk erdhën dhe bashkëkryetarja nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Puna vazhdon. Do të kemi njoftime për mbledhjen e radhës. Shpresoj që të mos jetë ngërç dhe bojkot. Ne presim mirëpresim partitë e opozitës paralamentare me një propozim. Shumë shpejt do të kemi njoftimin për mbledhjen e radhës,”-tha ndër të tjera Gjiknuri. 

Mbledhja e fundit e Komisionit të Reformës Zgjedhore ishte më 19 nëntor me ndërmjetësimin e OSBE-së. Gjiknuri në një deklaratë u shpreh se mirëpret propozimet e PD, ndërsa nga ana tjetër opozita ka bërë të qartë qëndrimin e saj me një sërë amendamendesh. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri komisioni i reformës zgjedhore] reforma zgjedhore rudina hajdari damian gjiknuri komisioni i reformës zgjedhore] reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2019, 12:32

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpȅr ndaj ‘meaculpës’ së kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me sjelljen ndaj mediave në vitet kur i...