Politike

Protesta për fjalën e lirës, reagon Lëvizja VetëVendosje: Qytetarët të bashkohen, kundër tentativës së Qeverisë për

16 Dhjetor 2019, 17:40 Nga DOSJA
Protesta për fjalën e lirës, reagon Lëvizja

TIRANË– Lëvizja VetëVendosje me qendër në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e e gazetarëve për lirinë e shprehjes, e cila do të zhvillohet pas 2 ditësh.

Me anë të një reagimi në Facebook, aktivistët e LVV në Shqipëri shprehen se do ta mbështesin nismën e gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile për të protestuar kundër projektligjit që synon të vendos nën kontrollin e qeverisë fjalën e lirë.

“I bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në këtë protestë kundër tentativës së Qeverisë për konsolidimin e autoritarizmit në Shqipëri,“-shkruhet gjithashtu në reagimin e tyre.

POSTIMI I PLOTË:

 

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike censura e mediave lëvizja vetëvendosje paketa anti shpifje rama kunder mediave censura e mediave lëvizja vetëvendosje paketa anti shpifje rama kunder mediave

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2019, 17:06

TIRANË– Antari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj është pezulluar nga detyra në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë....