Politike

Votimi i PS në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës, Meta: Puç shumë i rëndë kundër Kushtetutës

Sipas kreut të PL-së shteti është i kapur totalisht nga Rama.

16 Shtator 2024, 15:19 Nga r.ll
Votimi i PS në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës, Meta:
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur në një konferencë me gazetarët se votimi i mazhorancës për të mos zbatuar vendimin e GJK për mandatin e Olta Xhaçkës është një "puç" shumë i rëndë kundër Kushtetutës.

Meta shprehet se kjo provoi se për Edi Ramën, Kushtetuta është një letër pa vlerë. Sipas kreut të PL-së shteti është i kapur totalisht nga Rama.

Pyetje: Mazhoranca nuk dërgon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, si e komentoni këtë ?

Përgjigje: Është grusht shteti. Në Shqipëri ka ndodhur një grusht shteti në mënyrë të vazhdueshme, dhe kjo është një shprehje e asaj se, shteti është totalisht i kapur nga Edi Rama. Ju i dini rezervat e mia, për vetë Gjykatën Kushtetuese, për integritetin e saj, që u cënua rëndë nga i gjithë ai proçes, që kur nisi formimi i Gjykatës Kushtetuese.

Nuk dua të ju kthej pas, tek betimet që bëheshin tek noteria tek Lana, apo tek ligji për të hequr betimin përpara Presidentit të Republikës, sipas Kushtetutës, që e rrëzoi Venecia dhe populli. Apo, dhe shumë akte të tjera. Kjo tregon dhe njëherë tjetër, se kemi të bëjmë me një regjim, edhe duhet të organizohemi, ashtu siç duhet për t’u ndeshur me regjimin.

ilir meta mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll