Politike

EMRAT/ Përzgjidhen tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, do të shqyrtojnë ankesat e partive për zgjedhjet e 2025-ës

Këta të fundit do të shqyrtojnë ankesat e partive për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

16 Shtator 2024, 13:27 Nga S.B
EMRAT/ Përzgjidhen tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, do
foto ilustruese

TIRANË- Shorti me gogla përcaktoi ditën e sotme tetë anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Këta të fundit do të shqyrtojnë ankesat e partive për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor do të kenë një mandat 4-vjeçar. Nga 95 kandidatë janë përzgjedhur këta gjyqtarë:

1-Ornela Naqellari
2-Alma Kodraliu
3-Iliba Bezati
4-Entela Shedula
5-Enkel Peza
6-Rexhep Bekteshi
7-Artan Çupi
8-Lutfie Celami

Pas vendimeve të KAS, palët në një proces zgjedhor i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për pretendimet e tyre, duke përmbyllur kështu procesin e ankimeve lidhur me zgjedhjet.

zgjedhjet 2025 kolegji zgjedhor

Sondazh

Poll