Politike

"Përgjigjet janë brenda burgut!" Droni në IEVP Peqin, Xhaferri: Institucionet e vuajtjes së dënimit, hotel me 5 yje për të burgosurit e korrupsionit të politikës

Gjithashtu Xhaferri shtroi pyetjen nëse ka patur tender për bllokimin e valëve në burgje duke thënë se përgjigjet janë brenda burgut.

16 Shtator 2024, 13:28 Nga M.B
"Përgjigjet janë brenda burgut!" Droni në IEVP Peqin,
Foto nga Komisioni

TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, po raporton sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Gjatë fjalës së tij, Qose ka folur edhe në lidhje me ngjarje në burgun e Peqinit ku me anë të një droni u futën celularë dhe drogë. Nga ana tjetër, deputeti Ferdinand Xhaferri, ka deklaruar se situata është shumë rëndë në burgje.

Ai ka shtuar se këto institucione janë kthyer në hotel me 5 yjë për të burgosurit. Gjithashtu Xhaferri shtroi pyetjen nëse ka patur tender për bllokimin e valëve në burgje duke thënë se përgjigjet janë brenda burgut.

“Ditët më të errëta lidhur me Drejtorinë e Burgjeve. Futen armë në burg, vriten të burgosur, ekspozohen shkresa zyrtare që burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel me 5 yje. Aty ku ishin bosët e krimit. Burgu i Durrësit, hotel me 5 yje për të burgosurit e korrupsionit të politikës. Degradim që nuk ka shpatulla ta mbajë as drejtoi i burgjeve as ministri, porosia është nga kryeministri.

Ndaj guxojnë titullarët e burgjeve të degradojnë institucionin aq sa kthehet në një hotel me 5 yje, Ndaj thoni sot ka një hetim dhe jo një përgjigje. Droni në burgun e Peqinit. Ka pasur një tender për bllokimin e valëve në burgje. Pse nuk ka funksionuar? Pse nuk vendoset një “Perde” në atë burg të sigurisë së lartë? Përgjigjet janë brenda burgut”, tha ai.

droni ne burgun e peqinit

Sondazh

Poll