Politike

"Do të bëhemi 75 mandatin tjetër!" Mbledhja e Komisionit të Sigurisë, Salianji: Kemi kërkuar të thirret ministri i Brendshëm, të raportojë për ngjarjet kriminale në vend

Nga ana tjetër Naço tha se ë në fund opozita është zgjuar dhe është pajisur që Komisioni të vijojë normalisht.

16 Shtator 2024, 13:18 Nga M.B
"Do të bëhemi 75 mandatin tjetër!" Mbledhja e
Komisioni


TIRANA- Komisionit të Sigurisë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje nuk kanë munguar ironitë dhe debatet konkretisht mes kryetarit, Nasip Naço dhe deputetit Ervin Salianji. Ky i fundit ka kërkuar paraqitjen në Komision të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, për të raportuar mbi situatën në vend. Nga ana tjetër Naço tha se ë në fund opozita është zgjuar dhe është pajisur që Komisioni të vijojë normalisht.

Pjesë nga debati në Komision:

Ervin Salianji: Ke që në datën 11 shtator që 8 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesë për ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur në vend, për të thirrur Ministrin e Brendshëm. Është kërkuar brenda datës 15 për të ardhur e dhënë informacione e shpjegime. Thirre të vijë, nëse nuk dinë të flasin e nuk kanë argument për çfarë i vendosni ministra. E keni lajmëruar apo jo? Nëse nuk ke fuqi na thuaj të merremi të gjithë. Është mbyllur në bunker, se nuk ka faj ore me gjithë këto ngjarje kriminale që ka Shqipëria, vetëm fati mund të të shpëtojë. Bën mirë ai që rri mbyllur. S’vijmë kot të dëgjojmë çfarë të doni ju.

Nasip Naço: Lajmi i mirë është që më në fund pjesa e opozitës arriti të firmosë 8 deputetë.

Ervin Salianji: Do të bëhemi 75 mandatin tjetër në rritje jemi, do të bëhemi minimalisht 75.

Nasip Naço: Nuk tremben unë, lajmi i mirë që më në fund u bëtë 8. Më pyetët pse s’vjen drejtori i përgjithshëm

Ervin Salianji: Mos u bën si këta që kanë marrë analfabetë, sepse ju nuk jeni, jeni prefesionistë. Mos u bëj analfabetë. Ne kemi të gjithë të zezat, a e ke zbatuar ligjin? Çfarë lidhje ka kjo me rritjen e sheqerit. S’po e pyes për ndeshjet e futbollit.

Nasip Naço: Sot është drejtori i përgjithshëm i burgjeve, nesër drejtori i emergjencave, e me radhë se më në fund opozita është zgjuar, është pajisur që Komisioni të vijojë normalisht.

Ervin Salianji: Me qënë se të vjen shumë mirë hajde ktej nga ne, se do të fitojmë ne.

Nasip Naço: Ju do të rrini në opozitë, me humbësit të bëhem unë.

Ervin Salianji: E keni vënë re edhe ju që po rritemi, bujrum kush nuk ka probleme të kalojë këtej.

Nasip Naço: Tek humbësit?

ervin salianji

Sondazh

Poll